Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha bëri bashkë mijëra qytetarë, ç’ndodhi në protestën e sotme

Berisha bëri bashkë mijëra qytetarë, ç’ndodhi

Mijëra qytetarë protestuan sot kundër qeverisë Rama. Protesta e thirrur nga opozita e bashkuar zgjati më shumë se tre orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u shoqërua me thirrjet  “Edi Rama o Hajdut boll vodhe shko ne burg!”.

Në protestë nuk munguan tensionet. Në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit çanë kordonin policor dhe u dyndën në shkallët e kryeministrisë.

Ata ndezën qirinj dhe hodhën bojë të kuqe në muret e godinës në përkujtim të jetëve të humbura, që sipas tyre u vranë nga dora e shtetit. Një prej protestuesëve u shoqërua me forcë nga policia.

Në fjalën e tij, e cila përmbylli protestën, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se do i përgjigjet me të gjitha mënyrat, ndërsa e akuzoi se ka keqeevrisur vendin dhe ka vjedhur me miliona lekë të shqiptarëve.

Ai iu dërgoi edhe një mesazh partnerëve ndërkombëtarë, ku iu kërkoi të ndërpresin mbështetjen, edhe monetare, ndaj qeverisë Rama.

Në të njëjtën linjë me Berishën, u shpreh edhe kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Në listën e folësve të protestës pati studentë, politikanë, fermerë dhe personazhe nga të gjitha fushat. Ata iu kërkuan qytetarëve të mos heshtin, por të revoltohen ndaj pushtetit që ka shkelur të drejtat e tyre.

Protesta bëri bashkë të gjithë demokratët. Pritet që protesta e sotme të pasohet nga të tjera në radhë. Berisha dhe aleatët e tij jane shprehur se nuk do të dorëzohen përballë qeverisë Rama. Ky i fundit ndodhej në Paris teksa qytetarët protestonin kundër tij.

Të fundit