Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Fitorja e partive të djathta ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë

Berisha: Fitorja e partive të djathta ka rëndësi historike

Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi historike fitoren e partive të djathta në zgjedhjet e djeshme të Parlamentit Europian.

Nga tubimi qytetrar, Berisha tha se kjo arritje ndikon edhe në të ardhmen e Shqipërise në Europë.  

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën.
Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën.
Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së.
Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj.
Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë.
Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira!

Të fundit