
Flash News
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Denoncimi i PD: Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë me projektin e shkollës të rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane
Partia Demokratike përmes sekretarit të PD në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoji ka akuzuar Bashkinë e Vaut për vjedhje dhe abuzime nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.
Gentjan Ndoji përmes postimi në Facebook, shprehet se aty janë vjedhur 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve dhe po tentohen të vidhen edhe 336 milion lekë për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës, pavarësisht se kjo shkollë ishte rikonstruktuar në 2016 me investime nga ambasada amerikane.
Postimi i plotë:
Abuzimet dhe vjedhjet nuk ndalen në Bashkinë Vau Dejës, deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë nga taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës dhe po tentohet te vidhen nëpërmjet këtij mashtrimi edhe një shumë tjetër abuzive mbi 700 milion lekë, jo vetëm që po grabisin çdo ditë qytetaret e saj, por Bashkia Vau Dejës grabit dhe mashtron edhe me investimet e Ambasadës Amerikane.
99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për “Hartim Projektesh”.
Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë i parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te Neë York dhe Neë Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane.
Ndërkohe qe në përshkrimin e këtij investimi, shkruhet e zeza në të bardhë që kjo shkollë e ndërtuar ne vitin 1850, ka nevojë urgjente për rikonstruksion pasi në këtë shkollë nuk është vënë asnjëherë dorë, në një kohë kur banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe opinion publik e di shume mirë se ky investim, mban firmën e Ambasadës
Amerikane, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht:
Pamje shkolla – fjala e zv/ambasadorit
E gjitha kjo është një tentative për vjedhje te fondeve publike ne ketë rast shuma prej 336 mln leke.
Mashtrime në cdo hap, ku abuzohet edhe me numrin e nxenesve. Ne shkresat publike, Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxnënës, kur në të vertete, ajo aktualisht ka vetem 205 nxënës.
Është krejtësisht e qarte qe këto të dhënat nuk korrespondojnë me ato qe janë paraqitur në këtë procedurë nga Bashkia Vau Dejës. Përveçse se kjo Bashki mashtron me vitet e ndërtimit të këtyre objekteve të kësaj procedure, mashtron me numrin e nxënësve, mohon çdo Investim të bërë nga buxheti i shtetetit, nga taksat e qytetarëve dhe donatorët e huaj, vetëm e vetëm për të arritur të vjedhë mbi 336 milion.
Partia Demokratike dega Vau Dejës, denoncon këto raste abuzive, ku janë grabitur taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
I bëjmë thirrje, SPAK që të nis menjëherë hetimet për zbardhjen e këtyre afereve korruptive, ndërkohë që ftojmë banorët të denoncojnë raste të tilla abuzive, ne ju garantojmë se do të jemi avokati më I mirë I banorëve të Bashkisë Vau Dejës.
Ditari politik





Të fundit

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re
5 Mars 2021, 22:44
Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët
5 Mars 2021, 22:38

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh
5 Mars 2021, 21:55

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
5 Mars 2021, 21:23
Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem
5 Mars 2021, 21:15


OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë
5 Mars 2021, 20:54


Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24



