Flash News

Ditari i Opozitës

Dita e Rinisë, Berisha dhe Basha për herë të parë e ‘festojnë’ të ndarë

Dita e Rinisë, Berisha dhe Basha për herë të parë e

Nesër, përkujtohet 8 dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, ku në 1990 protestat studentore përmbysën regjimin komunist.

Kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit dhe gjithë rinisë shqiptare kur më 8 dhjetor një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Mirëpo, ndryshe nga vitet e shkuara, këtë 8 dhjetor demokratët do ta festojnë të ndarë, për shkak të krizës që ka përfshirë PD-në prej muajsh që pas vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar ish liderin historik të PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar, për shkak të shpalljes së tij ‘Non grata’ nga SHBA.  

Kreu aktual i PD, Lulzim Basha ka bërë me dije se më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambientet e ArTurbinës, ndërkohë Sali Berisha ka paralajmëruar se një orë më pas do të jetë në qytet Studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

Dita e Rinisë, Berisha dhe Basha për herë të parë e

Kujtojmë se më 11 dhe 18 Dhjetor, do të mbahen dy Kuvende Kombëtare të PD, i pari i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe i dyti i thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia e PD-së.

Të fundit