Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Berisha: Rendi dhe siguria e shqiptarëve janë në duart e narkoshtetit

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, Berisha: Rendi dhe siguria e

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rënë në Memaliaj ku humbën jetën tre persona dhe u plagos një tjetër gjatë një atentati.

Berisha tha në tubimin tek “Rruga e Shpresës” se jeta dhe siguria e shqiptarëve është sot në duart e narkoshtetit. Berisha theksoi se në vitet e fundit Shqipëria është shndërruar në mbrojtëse të krimit.

“Shqipëria u shndërrua në këto vite në protektoratin e krimit. Në çdo qelizë të këtij shteti, të bazuar në drogën, krimin e vjedhjen, krimi godet, krimi vendos, krimi sundon.

Rendi, jeta, siguria e shqiptarëve është sot në duart e tij, sepse narkoshteti nuk mund të jetë kurrë ndryshe veç se shtet i krimit.

Në harkun kohor të 24 orëve, krimi mori tre jetë në Memaliaj, dhe plagosi një qytetar. Plagosi një tjetër në Tale, por miqtë e mi, mori dy jetë të rinjsh në burgun famëzi të Fushë Krujës, të cilët vdiqën, njëri ditën e premte dhe tjetri të shtunën. Sipas xhelatëve të tyre shtetëror, vdiqën nga shkaqe natyrale, paçka se ishin respektivisht 39-32 vjeç.

Kam ngushëllime të ndjera për familjet e viktimave, por denoncoj para shqiptarëve sot, se kreu i krimit në Shqipëri, është Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Të fundit