Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi denoncon lidhjet e drejtorit të Bashkisë së Tiranës me trafikantin e d*ogës

Këlliçi denoncon lidhjet e drejtorit të Bashkisë së

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, ka denoncuar një tjetër skandal në Bashkinë e Tiranës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se një lokal i njohur, afër tregut elektrik, është në pronësi të Elton Kacidhes, ndërsa administratori i tij është Dritan Beti, bashkëshorti i deputetes Olta Beti, i cili është dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

“Bashkiaku digital denoncon: Pipe Bar, në rrugën "Todi Shkurti", njësia 2, pranë tregut elektrik, është lokali i Elton Kacidhes, por administratori është Dritan Beti, burri i Olta Betit (njeriu i besuar i Kacidhes dhe punon në UKT). Ndërkohë, Dritani është i dënuar në Itali për trafik droge”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Të fundit