Flash News

Ditari i Opozitës

"Programi i PD-së do të ulë çmimin e naftës", Kraja: Ndihmon familjet shqiptare të kursejnë deri në 60,000 lekë në vit

"Programi i PD-së do të ulë çmimin e

Akil Kraja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, në një video ka komentuar ndikimin pozitiv që do të ketë ulja e çmimit të naftës për familjet shqiptare, si një nga masat kyçe të programit të PD-së për të lehtësuar barra financiare të qytetarëve.

Kraja theksoi se kjo do të ndihmojë një familje shqiptare të kursejë deri në 60,000 lekë në vit, duke e bërë më të lehtë përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Kraja e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, duke përmirësuar situatën e tyre financiare në një kohë kur shumë shqiptarë po përballen me rritjen e çmimeve dhe inflacionin.

 “Sa lekë kursejmë nga ulja e çmimit të naftës? Ta provojmë!

Paguhen 8300 mijë lekë, ose 27 mijë lekë më shumë se çmimi i sotëm i naftës në Kosovë, i cili është dhe propozimi ynë që çmimi i naftës në Shqipëri pas 11 majit do të jetë i mesatarizuar me çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë. Si pasojë, besoni apo jo, në vit dy punonjës në muaj, një familje shqiptare kursen plot 60,000 mijë lekë”- u shpreh Kraja në videon e publikuar".

Të fundit