Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: SPAK është kthyer në parti të jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës

Meta: SPAK është kthyer në parti të jashtëligjshme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi nga konferenca për shtyp se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave.

Meta u shpreh se SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës.

“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash.

Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.

SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”, tha ai.

Të fundit