Flash News

Ditari i Opozitës

Nga programi te fushata elektorale, Basha: Kandidatët në listat e PD të pakonkurrueshëm

Nga programi te fushata elektorale, Basha: Kandidatët në listat e PD
Foto ilustruese

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, veçanërisht me të rinjtë. Ai deklaroi se do të jetë derë më derë për të biseduar me qytetarët gjatë fushatës elektorale.

"Partia Demokratike është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, natyrisht me anëtarësinë, në punë derë më derë, në përfundimin e një programi ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, Shqipëria ka sot është largimi masiv i rinisë ndaj dhe kontakti ynë është shtrirë në të gjitha shtresat e popullsisë por ka targetuar në veçanti rininë", u shpreh Basha.

I pyetur për udhëzimin e dalë për mënyrën sesi duhet të udhëhiqet fushata  Basha tha në "Kjo Javë" se "E keni fjalёn pёr propagandën qeveritare besoj apo jo?! Nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё Edi Rama ka dёshtuar edhe ata qё me tё vёrtetё shpresuan nё 2013 nё premtimet e tij".

Lideri i demokratëve tha se kandidatët për deutetë nga lista e PD-së do të jenë të pa konkurrueshëm përballë kundërshtarve politikë.

"Një gjë ju garantoj. Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë kuruese por, e pakonkurueshme me kundërshtarin tonë politik, sa i përket integritetit, aftësive, përvojës por, dhe risive dhe energjisë për tu përballur me të keqen për të triumfuar mbi të keqen dhe ç‘është më e rëndësishmja nesër për të garantuar shërbimin e plotë ndaj njerëzve", theksoi Basha.

Të fundit