Flash News

Ditari i Opozitës

Ngjarja në Himarë/ Nesër sërish protestë, Berisha: E mbështesim plotësisht!

Ngjarja në Himarë/ Nesër sërish protestë, Berisha: E

Nesër do të zhvillohet protesta e radhës lidhur me ngjarjen në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare. Kujtojmë se skafi që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase goditi për vdekje të miturën.

Protesta e parë u mbajt të enjten, ku u kërkua largimi i ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros si dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Protestuesit i dhanë ultimatum qeverisë të shkarkonte zyrtarët përgjegjës, por ajo nuk mbajti asnjë përgjegjësi për ngjarjen e rëndë.

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për protestën që do të zhvillohet nesër, duke theksuar se e mbështet.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre!”-shkruan ai në Facebook.

Të fundit