Flash News

Ditari i Opozitës

"Pangopësia, hernia në tru e Edi Ramës!"

"Pangopësia, hernia në tru e Edi Ramës!"

Nga Petrit Vasili

Edi Rama vuan nga pangopësia malinje, që është bërë hernie ne trurin e tij.

Simptomat e kësaj hernie te trurit te tij janë se është: i pangopur me pushtet, i pangopur në ligësi, i pangopur me rrëmbimin e taksave, pronave dhe të të drejtave të njerëzve të thjeshtë.

Hernia, që operoi Edi Rama ca ditë më parë nuk është shërim për të.

Kolegët e buzëqeshur, që fotografohen me të ose edhe intervistohen nga Edi Rama, që si i pangopur rrëmben edhe zanatin e gazetarit, nuk ja zgjidhën dot problemin më të madh që ka, hernien e trurit nga pangopësia.

Mjeksia nuk ka as instrumente, as aparatura për ta shëruar këtë lloj hernie.

Këto instrumente për të shkulur hernien e pangopësisë në trurin e Edi Ramës i ka vetëm populli, sepse pasojat e saj bien vetëm mbi të.

Ndërkohë që i sëmuri Edi Rama u operua për një hernie inguinale një diagnozë nga më të zakonshmet dhe lehtësisht e trajtueshme dhe me nje ekip super serioz e te kualifikuar, mijra të sēmurë të tjerë nuk marrin dot as barna dhe as shërbime, po në atë spital dhe po në atë ditë kur u operua Rama.

Por i pangopuri Rama nuk shqetësohej sepse ai është pacient i VIP i klasit të parë dhe jeta e shendeti i tij vlejnë shumë, ndërsa të tjerët janë njerëz të thjeshtë jeta e të cilëve nuk ka asnjë vlerë.

Njerëzit e thjeshtë mund të torturohen per ilaçe dhe trajtime, që nuk i marrin kurrë pavarsisht se i kane paguar taksat lek më lek, ndërsa Edi Rama trajtohet gratis fët e fët ne spitalin publik.

Njerëzit e thjeshtë, që i kanë paguar taksat lek më lek detyrohen të shkojnē masivisht në spitalet e klinikat private dhe 60% të parave për kurimin e tyre i nxjerrin nga xhepi i tyre i varfër, në një kohë që Edi Rama u premtoi shëndetësi falas.

Hernia pa shërim e pangopësisë në trurin e Edi Ramës, ky është problemi dhe protesta mbarëpopullore është kirurgjia e vetme politiko- sociale për këtë sēmundje.

Të fundit