Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
PD sot protestë në Shkodër pas masakrës me tre viktima
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes tragjike ku u vranë tre persona, mes tyre një kalimtare e pafajshme.
Marshimi pritet të nisë nga sheshi para Bashkisë së Shkodrës dhe do të përshkojë rrugët kryesore të qytetit, në shenjë solidariteti dhe proteste ndaj ngjarjeve të dhunshme që tronditën komunitetin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të bashkohen në këtë marshim solidarizimi.
Në fjalimet e tij, Berisha ka shprehur indinjatë për "masakrën e Shkodrës" dhe i ka ftuar qytetarët të ngrihen për të kërkuar drejtësi dhe siguri për të gjithë.