Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Protestë-marshimi në Shkodër, Bardhi: Nuk është shquar si qytet krimi, por si qytet humori
Koordinatore për departamentet në PD, Silvi Bardhi, në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Shkodra nuk është shquar si qyteti i krimit, por si qyteti i humorit.
Bardhi: Sot erdhëm në Shkodër për t’iu bashkuar të gjithë qytetarëve të Shkodrës të cilët disa ditë më parë janë terrorizuar nga një akt kriminal ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Në qytetin i cili nga të gjithë ne simbolizon qytetin e humorit, qytetin e kulturës, qytetin e buzëqeshjes, të artit.
Pra një qytet i cili nuk është shquar asnjëherë për qytetin e krimit dhe kjo më vjen keq.
Sot unë vizitova një qytet vërtet të terrorizuar dhe kjo më vjen keq sepse sot unë pashë qytetarë të cilët ndonëse iu bashkuan mjaft protestës së qytetarëve në qytetin e Shkodrës, ishin realisht të surprizuar për pjesëmarrjen goxha të lartë të qytetarëve.
Ky është një shenjë për të thënë se qytetarët e ndershëm dhe ata të cilët jetojnë në qytetin e Shkodrës janë ata të cilët duan që të kenë jetë normale.