Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveri vasale e Beogradit", Nishani: Pasi i vuri minat PD-së, Basha po dëmton Shqipërinë. Duhet të ngrejë popullin në këmbë

 

"Qeveri vasale e Beogradit", Nishani: Pasi i vuri minat PD-së,

Ish-kreu i Këshilli Kombëtar i PD, Bujar Nishani akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se nuk po dëmton vetëm partinë, por Shqipërinë dhe interesin kombëtar.

Ai thotë se ndërsa vendi po qeveriset nga një parti "anti-kombëtare dhe vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit", askush nuk del përballë ta kundërshtojë dhe rrëzojë këtë qeveri.

Nishani thekson se ndërsa Serbia po kërcënon me destabilizim, qeveria shqiptare  shërben si make-up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e drejtuar nga Basha fshihet dhe nuk e ngre popullin në këmbë.

Ai akuzon Bashën se po bashkëpunon me Ramën në dëm të interesit kombëtar, duke nënvizuar se PD duhet shpëtuar që të shpëtojë Shqipëria.

"Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë !

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste", shkruan ndër të tjera Nishani.

Të fundit