Flash News

Ditari i Opozitës

Reagimi i Ballës, Berisha: Ai është kriminel me damkë, fytyra e drejtësisë shqiptare

Reagimi i Ballës, Berisha: Ai është kriminel me damkë,

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar reagimin që Taulant Balla bëri pas protestës kombëtare të opozitës.

Berisha e cilësoi Ballën si “kriminelin më të rrezikshëm”, duke përmendur edhe lidhjet e tij me Çelajt e Elbasanit dhe përfshirjen në dosjen “Toyota Yaris”.

Kryedemorkati tha se Balla ëhstë fytyra e drejtësisë shqiptare.

“Do më lejoni edhe njëherë të rikujtoj se pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Taulant Balla është krimineli më i rrezikshëm që futet në atë parlament.

Taulant Balla përfaqëson njeriun që ka porositur vrasje dhe që është akuzuar se ka porositur vrasje dhe që është regjistruar në telefona si porositës vrasjesh. Dhe këto regjistrime janë shkatërruar me një procesverbal me vendim të një gjykatësi dhe prokurori dhe ai procesverbal është bërë publik.

Taulant Balla është regjistruar në telefonata me Mario Çelën, në të cilat bën pazarin ku Çela i ka vendosur kusht Ballës arrestimin e bandës rivale të Çelajve në Elbasan, që Çelajt t’i garantojnë votat që do Taualant Balla.

Kushti është plotësuar. Faktikisht banda rivale është arrestuar dhe Taulant Balla ka marrë qindra mijëra vota.

Taulant Balla është i regjistruar se ka marrë porosi nga Çelajt që të marrë prokurorin Vath Staka dhe të shkojë në Shkodër për të liruar dy terroristë që kanë vendosur tritol nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës, dhe që tritoli ra në tokë dhe nuk i shpërtheu nën shalë atij.

Taulant Balla është krejtësisht protagonist kryesor në dosjen Toyota Yaris. Fytyra e drejtësisë shqiptare është Taulant Balla”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit