
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Shqiptarët përmbysën komunizmin 32 vite më parë”, Berisha: PD vendosi në themel liritë e qytetarëve
Partia Demokratike organizoi një konferencë për idetë konservatore dhe trupëzimin e tyre në një Doktrinë të së djathtës shqiptare. I pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha.
Në fjalën e tij në këtë ditë, që përkon me përmbysjen e regjimit komunist, Berisha foli për tranzicionin që pësoi vendi ynë.
"Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë. Bektashinjtë shqiptarë kremtojnë sot Sulltan Novruzin. Unë e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nderimin tim më të madh për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, por në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla."
"Uroj kjo ditë që të frymëzojë shqiptarët që Sulltan Novruzin tjetër ta kremtojmë më mirë. Gjithashtu nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Qindra-mijëra besimtarë myslimanë i përkushtohen sakrificës, të mirës. Nderojnë dhe lartësojnë veten. Duke i përgëzuar ata, i lutem zotit të pranojë sakrificën."
"Sot është gjithashtu 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar. Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë."
"U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare. Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër."
"Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë. Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij."
"Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’. Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd. E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës."
"Shqipëria doli në vitin 1991, shoqëria shqiptare kjo ishte. Editi tha një të vërtetë: nuk është e vërtetë se shqiptarët janë popull i majtë. Por ka një të vërtetë të hidhur, sepse nuk ka njerëz më tradicionalë se shqiptarët, por asnjë komb nuk u deformua nga ata nga diktatura komuniste."
"Ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore. Programin e një partie konservatore. Personalisht, i frymëzuar shumë nga Ronald Reagan, jo aq për konservatorizmin e tij, por për antikomunizmin e tij, sepse ai burrë vigan, në një kohë kur kancelaritë negocionin në frymën e detantës, që ishte legjitim i sistemit komunist, ai tha se këta janë perandori e të keqes."
"Me këtë parim, ai përdori fuqinë e vendit të tij për të shpërbërë fuqinë e të keqes, që ishte Bashkimi Sovjetik. Përdori fuqinë e tij për të ndihmuar të gjithë ata që luftonin kundër komunizmit. Menjëherë në pushtet, PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë."
"Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar, jo vetëm për t’i respektuar, për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare. Shpesh unë them, po marr besimin tim islam evropian, sepse islami ynë është një islam që pranoi alfabetin latin, që vendosi të përkthejë Kuranin, që bashkëjetoi në mënyrë të përsosur me besimet e tjera që kanë ekzistuar në Shqipëri."
"Kjo traditë u rikthye me gjithë shkëlqimin dhe vlerën e jashtëzakonshme të saj. Ne besonim te prona. PD, është e vërtetë që sot në retrospektivë nuk mund të themi se i dha përgjigjen perfekte çështjes së pronës, por brenda muajsh bëri pronarë të apartamenteve të tyre 240 mijë shqiptarë. Si asnjë vend në Europën Lindore."
"Një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë. U përpoq me tokën, bazuar në parime që për fat të keq shkelën të drejtat e pronarëve dhe këtë duhet ta njohim. Por rezervuari njerëzor i krijuar impononte një parim: toka atij që jeton dhe që e punon."
"Sipërfaqja e vogël e tokës, nuk është se nuk kishim vetëdijen se shkelëm të drejtën e pronarëve me këtë parim, por sipërfaqja e vogël e tokës dhe arka e shtetit me vetëm 4 milionë dollarë, e bënte të pamundur një zgjidhje tjetër që njerëzit të mbijetonin."
"Interesi kombëtar ishte parimi tjetër që ne shpallëm. Një guxim i madh. Një forcë politike njëjavore, shpalli si yllin e saj polar, çështjen kombëtare. Një çështje kombëtare e tradhtuar, por ajo ishte e drejtë dhe ne nuk mund t’ia kthenim shpinën. Shpallëm parim tjetër themelor, vokacionin perëndimor të vendit tonë, orientimin euroatlantik."
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

