Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali në Bashkinë e Vaut të Dejës, Zhupa: Ja si u shpërblye me post më të lartë përgjegjësi i abuzimit me fondet publike

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka denoncuar këtë të shtunë abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Vaut të Dejës që thotë se po bëhen të gjitha për qëllime elektorale.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa denoncoi kryetarin e PS për njësinë administrative Hajmel, Elvis Prençin.
Zhupa është shprehur se ai është shpërblyer me rritje në detyrë edhe pse sipas saj është përgjegjës për abuzimet me tenderat në konviktin “Ndre Mjeda”. Ai sot është bërë drejtor për shërbimet publike të Bashkisë.
Ajo i ka bërë thirrje ministrisë së Arsimit dhe Financave që janë përgjegjës për konviktet dhe për arsimin, që të kthejnë sytë nga ky abuzim, që po bëhet në emër të nxënësve.
Po ashtu Zhupa i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit.
Deklarata e plotë
Si anëtare e Komisionit të Arsimit, por edhe si nënkryetare e Grupit ‘Miqtë e fëmijëve’ kam ardhur në bashkinë e Vaut të Dejës, për të denoncuar abuzimet që bëhen me fondet publike, dhe abuzimet që bëhen me shëndetin dhe mirërritjen e nxënësve të Konviktit ‘Ndre Mjeda’ në këtë Bashki.
Rasti është flagrant dhe i denoncuar disa herë nga PD dega Vau i Dejës, por edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’. Bëhet fjalë për abuzime me punësime fiktive, duke përdorur dhe keqpërdorur në këtë rast fondet publike.
Në shtator të vitit 2019, ky konvikt shërbehej me katering, që do të thotë se ushqimet vinin të gatshme, të paketuar dhe nuk kishte nevojë për staf për të gatuar, apo për të ofruar shërbime në kuzhinë. Por kundrejt kësaj ata kanë punësuar në shtator të vitit 2019, një ndihmës kuzhiniere, që nuk kuptohet se çfarë funksioni kryen, ndërkohë që nuk ofrohet shërbim dhe nuk kishte kuzhinë funksionale në këtë konvikt.
Ndihmës kuzhinierja nga shtatori i vitit 2019 e deri në janar të vitit 2020, vazhdoi në këtë funksion dhe bile në janar të vitit 2020 u shtua edhe një kuzhiniere. Më pas u shtua edhe një punonjës tjetër për mirëmbajtjen e institucionit. Mbasi më pas e kuptuan se duke u bërë shumë punonjës që ishin për kuzhinën, u vendos që të tre këta ti kalonin si punonjës mirëmbajtje.
Dua të theksoj se në qoftëse do të kishte kuzhiniere, apo ndihmës kuzhiniere, këto duhet jenë të certifikuara, duhet të kenë certifikata dhe duhet të jenë garante për shëndetin e fëmijëve, edhe në rastin kur kryhen funksione.
Në këtë moment kaluan të tre në sektorin e mirëmbajtjes. Në shkurt të vitit 2020, bashkia e Vaut të Dejës, vendosi që nga katering ta kthente me një shërbim që do të kryhej brenda konviktit ‘Ndre Mjeda’ në Vaun e Dejës. Në këtë moment, përsëri dy zonjat kalojnë nga mirëmbajtja në kuzhinë, si kuzhiniere dhe ndihmëskuzhiniere.
Skandali vazhdon me abuzime të tjera. Në momentin që bëhen dokumentet e tenderit për ushqimet që duhet të blenin dhe këtu kemi marrëveshjet, për ushqimet që duhet të blinin në funksion të nxënësve, kujtojmë se nxënësit kanë moshën 15-16 vjeç, pra janë nën 18 vjeç, ata menduan që të abuzonin përsëri dhe të fusnin një produkt siç është kafeja tek lista e tenderit, dhe jo pak por 100 kilogramë kafe të blerë me idenë se do të konsumoheshin nga nxënësit e konviktit ‘Ndre Mjeda’ rreth 800 mijë lekë të abuzuara, sepse siç e dini as ligji nuk e lejon të konsumohen kjo gjë, por edhe vetë ish-përgjegjësi i konviktit, Elvis Prençi në intervistë që dha për ‘Piranjat’ thotë se nuk është konsumuar kafe nga nxënësit.
Pavarësisht kësaj, vendosën ta ndryshonin përsëri, nga shërbim të rikthenin përsëri kateringun dhe në 21 qershor 2021, hapën përsëri një thirrje për të ofruar katering në këtë konvikt.
Prap në dokumentet e tenderit, rezulton kafja si një produkt që do të blihej për nxënësit e këtij konvikti. Absurde dhe totalisht abuzim me fonde publike.
Të gjitha këto kishin një emër, një përgjegjës të konviktit i cili ishte Elvis Prençi. Për këtë abuzim me fondet publike, ai sot është graduar në një pozicion edhe më të lartë, duke i dhënë edhe më shumë përgjegjësi nga administrata e bashkisë së Vaut të Dejës. E kanë bërë drejtor të Shërbimeve Publike, për të gjithë bashkinë.
Pra ky person, që keqmenaxhoi konviktin, që sot janë në prokurori, është bërë drejtor i shërbimeve publike. E sigurisht që vazhdon me të njëjtat metoda të menaxhimit, metoda që i njeh shumë mirë, e ku mjafton të përmenden disa raste kur qytetarët i dinë sepse i njohin çdo ditë.
Kemi rastin e shoferëve pa mjete, shoferëve pa patentë, të cilët nuk kanë qenë një ditë të vetme në punë. Por ky është një nga rastet e punonjësve fiktivë. Kemi rastin tjetër, çudinë më të madhe, të menaxhimit të mbetjeve në njësinë administrative Shllak. Atje është e pamundur të hysh me mjete të tonazhit për shkak të infrastrukturës rrugore, por sipas dokumenteve makinat e këtij tonazhi, hyjnë për të mbledhur mbetjet. Pra totalisht abuzim.
Dhe arsyeja pse lejohet dhe pse ndodh ky abuzim, është shumë e thjeshtë. Sepse zotëria është kryetari i PS-së për njësinë administrative Hajmel dhe ka bekimin dhe mbrojtjen partiake. Të gjitha këto bëhen në funksion të blerjes së votës dhe në funksion të manipulimit të zgjedhjeve.
Me këtë rasti i bëj thirrje të gjithë institucioneve publike, duke filluar që nga kryeministri, ministria e Arsimit dhe Financave që janë përgjegjës për konviktet dhe për arsimin, që të kthejnë sytë nga ky abuzim, që po bëhet në emër të nxënësve, në emër të shëndetit, mirërritjes së tyre dhe të kuptojnë arsyen e vërtetë se, pse sot po braktisin të rinjtë Shqipërinë, sepse sot sistemi arsimor braktiset për të ikur jashtë vendit, pikërisht nga këto metoda keqmenaxhimi dhe abuzimi.
I bëj thirrje gjithashtu ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit.
Ju faleminderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38