Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit, Lela: Gëzimi për kthimin e vulës te Berisha është grotesk

Vendimi i Apelit, Lela:  Gëzimi për kthimin e vulës te Berisha

Drejtori i Komunikimit i PD, Alfred Lela deklaron se gëzimi për vendimin e Apelit për vulën e PD, është grotesk.

I ftuar në Top Channel, Lela thotë se nuk ka pse të gëzohet për diçka që tregon kthimin në normalitet.

“Jemi kthyer në normalitet. A duhet të gëzohemi? Kjo më pikëllon sepse i gëzohemi një gjëje që nuk ka pse, është groteske. Jemi në normalitet tani. Në divan bëjmë luftë të gjithë përballë Netflix, por lufta është kur behët atje, përballë skafandrave. Unë them që ky berishizëm prodhoi këtë”, tha ai.

Më tej Lela tha se kthimi i vulës dhe logos së PD te Sali Berisha, do të thotë se zyrtarisht është rikthimi i opozitës së vërtetë në vend.

“Sot është rikthyer zyrtarisht me forcën e vet opozita e vërtetë. Shqiptarët duhet të jenë të kënaqur dhe t’i thonë bravo dhe Berishës se riktheu opozitarizmin pas dy vitesh. Kjo nuk do kishte ndodhur pa Berishën”, shtoi ai.

Të fundit