Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi ndaj Berishës, Vasili: Përmbushje e urdhërave mafiozë të Ramës nga narkodrejtësia

Vendimi ndaj Berishës, Vasili: Përmbushje e urdhërave

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka cilësuar vendimin djeshëm nga Apeli i GJKKO ndaj kreut të PD, Sali Berisha, si një vendim që përmbush urdhrat mafioze të Ramës nga narkodrejtësia.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimet ndaj Berishes dhe Ilir Metes jane deklarate lufte te narkodrejtesise ndaj Kushtetutes dhe deklarim i hapur i aleances me mafien dhe korrupsionin kriminal qeveritar te drejtuar nga Rama.

"Vendimi ndaj Berishes, permbushje e urdherave mafioze te Rames nga narkodrejtesia!

S'ka asnje dyshim se vendimi i sotem i narkodrejtesise me regji ndaj Berishes eshte permbushje e urdherave mafiozë te Edi Rames. Narkodrejtesia qe nuk vepron ndaj Rames perballe nje mali me dokumente e prova qe fillojne nga Shqiperia e perfundojne ne Amerike me aferen McGonigal eshte vetdemaskuar ne kapjen e saj te plote.

Narkodrejtesia me regji qe ben komedi me Veliajn qe bredh si i do qejfi dhe gjoja hetohet per kater akuza eshte vetdemaskim i drejtesise me regji. Sot ndaj Berishes nuk u dha thjesht nje vendim kunder tij por u dha nje prove asgjesuese me shume kunder drejtesise me regji qe permbush urdherat e mafies ne pushtet.

Ashtu sikurse kur narkodrejtesia me regji rrembeu ne menyre mafioze dhe kriminale Ilir Meten dha nje tjeter prove demaskuese kunder vetes qe eshte nenshtruar e gjunjezuar ndaj urdherave te mafies.

Vendimet ndaj Berishes dhe Metes jane deklarate lufte te narkodrejtesise ndaj Kushtetutes dhe ligjit dhe deklarim i hapur i aleances me mafien dhe korrupsionin kriminal qeveritar te drejtuar nga Rama.

Vendimet ndaj Berishes dhe Metes jane deklarate lufte ndaj barazise perpara ligjit dhe ligjerim i narkoshtetit te Rames dhe rilindjes.

Vendimet ndaj Berishes dhe Metes jane deklarate lufte e narkodrejtesise me qytetaret e thjeshte qe besojne shpresojne rek ligji dhe rendi demokratik kushtetues", shkruan Vasili. 

Të fundit