Flash News

KRYESORE

Don Luigi Ciotti: Bëni si Italia, pasuritë e krimit i investoni për shoqërinë shqiptare

Don Luigi Ciotti: Bëni si Italia, pasuritë e krimit i investoni

Presidenti i shoqatës “Libera”, Don Luigi Ciotti, një rrjet organizatash, lëvizjesh, shkollash dhe sindikatash të angazhuara në luftën kundër mafies, korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një këshillë me vlerë për Shqipërinë. Ai mendon se vendi ynë duhet që të ndjekë shembullin Italisë për të luftuar mafien dhe të konfiskojë pasuritë e krimit, e t’ia rikthejë Shqipërisë.

“Ndryshimi që ne kërkojmë ka nevojë dhe për kontributin e shoqërisë civile. Në Itali ligji ‘Për përdorimin social” i aseteve të konfiskuara nga mafiozët dhe të korruptuarit dhe që i kthehen shoqërisë është kërkuar nga poshtë. Ne kemi mbledhur një milion firma, një milionë qytetarë, kanë thënë se pasuritë e mafiozëve duhet të jenë të mira të përbashkëta

Sot disa vila të bosëve të mafies janë bërë çerdhe, kopshte, qendra për të moshuarit, pra janë ligje që janë kërkuar nga njerëzit dhe janë ndërtuar bashkë. E rëndësishme është tua heqim krimit dhe të korruptuarve frytet e dhunës së tyre, dhe tua kthejmë qytetarëve.” tha ai, duke shtuar se investimet e mafies janë kudo ku ata gjejnë hapësira për të fituar pushet.

Të fundit