Flash News

KRYESORE

Duka kritika qeverisë: Aksioni kundër informalitetit, fushatë propagandistike që nuk ndihmon

Aleati i PD-së dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e ka quajtur aksioninin e qeverisë kundër informalitetit, një fushatë propagandistike. Në një status në Facebook, ai shkruan se këto nisma nuk e ndihmojnë as vendin, as konominë dhe as integrimin.

“Ndërkohë që të dhënat e Eurostat dëshmojnë se Shqipëria sot është vendi më i varfër në Europë, mazhoranca ka nisur një luftë me shezllonat dhe informalitetin, ekzistencën e të cilit e zbuloi vetëm në vitin e shtatë të qeverisjes. Sigurisht, këto nuk janë gjë tjetër veçse fushata propagandistike që nuk e ndihmojnë vendin, ekonominë dhe integrimin. Prandaj, Shqipëria kërkon zgjidhje.

Një zgjidhje që nuk mund të vijë nga një shumicë ilegjitime, e faktuar si e tillë nga përgjimet e Bild dhe vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e bashkisë së Durrësit. Por nga një Parlament i ri i dalë nga zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.”, shkroi Duka.

Kreu i PAA shtoi se opozita vazhdon aksionin politik për demokraci. .

“Për këtë arsye sot, nga Divjaka, po vijojmë aksionin tonë politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndresa dhe bashkimi janë një detyrë qytetare pasi nuk mund të lejojmë që ky Parlament i kalbur, që rrezikon të kalbë edhe shoqërinë, ta ketë të gjatë!”, shpjegoi Duka.

Të fundit