Flash News

KRYESORE

DW shpjegon krizën në GJK: Meta nuk dekretoi Vorpsin deri sa skadoi afati kohor në Kushtetutë

DW shpjegon krizën në GJK: Meta nuk dekretoi Vorpsin deri sa skadoi

Media shtetërore gjermane Dewtche Welle ka analizuar krizën më të fundit mes presidentit dhe parlamentit sa i përket vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, edhe pse palët duan që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt si një nga kushtet në krye të listës me 9 pika të Bundestagut gjerman, mjaftoi plotësimi i 3 vendeve vakante në këtë institucion, që kriza të thellohej.

DW duke iu referuar Kushtetutës raporton se parashikohet qartë se 3 anëtarë të GJK i dekreton Presidenti, 3 i zgjedh Parlamenti dhe 3 vijnë nga Gjykata e Lartë, gjithmonë nga kandidatë që i selekton KED.

“Nga lista prej 4 kandidatësh Presidenti duhet të zgjidhte vetëm një, të parën në listë, me vlerësimin më të lartë, Arta Vorpsin. Por Meta nuk e dekretoi atë deri në skadimin e afatit kohor të parashikuar në Kushtetutë. Pas mosdekretimit të saj nga Meta, Arta Vorpsi, u emërua automatikisht nga Parlamenti, anëtare e Gjykatës së Lartë, në zbatim të ligjit përkatës si e para në listë. Por të premten Gjykata Kushtetuese në një njoftim zyrtar nuk e konsideroi Arta Vorpsin anëtare, ngaqë Presidenti Meta nuk e thirri për të bërë betimin si thirri Marsida Xhaferllarin dhe dy anëtare të tjera të zgjedhura nga Parlamenti.”, analizon media ndërkombëtare gjermane

Për DW shqetësues është fakti që kriza në vend vetëm po thellohet, ndërsa shpjegon këtë sjellje të Metës.

“Presidenti Meta është në konflikt interesi pikërisht me Gjykatën Kushtetuese. Ditën që ajo do të plotësohet me 9 anëtarë, ata do të marrin vendimin për shkarkimin ose përfundimin e mandatit presidencial”

Të fundit