Flash News

KRYESORE

Dy ambasadoret heqin për pak kohë mendjen nga 'Zgjedhorja', ‘zgjedhin’ natyrën shqiptare

Sot është afati i fundit për Këshillin Politik që të arrijë një konsensus për Reformën Zgjedhore, ndërsa palëve u është shtuar presioni i ndërkombëtarëve.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në reagimin e saj ju ka bërë thirrje palëve që të punojnë fort këtë fundjavë për të arritur rezultatin final.

Pas këtyre tensioneve, ambasadorja Kim së bashku me ambasadoren e Suedisë, Elsa Hastad, kanë vendosur që të heqin për pak kohë mendjen nga politika për të shijuar natyrën e bukur që ofron vendi ynë.

Ato u shfaqën dje  te "Mrizi i Zanave" në Fishtë, një lokal tradicional me gatime të vendit. Fotografia është postuar në faqen e Instagramit të ‘Mrizit të Zanave’.

Të fundit