Flash News

KRYESORE

Dy gëzime në një ditë për Orest Sotën

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi sot lirimin e Orest Sotës, personit në makinën e të cilët u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir tahiri.

Gjykata pranoi ndryshimin e masës së sigurisë përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja. Gjithashtu Sota ka detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj.

Pas gati 2 muajsh qëndrimi në paraburgim, Sota fitoi lirinë. Por, për të, dita e sotme është e veçantë pasi ka edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen. Lirimi nga paraburgimi dhe ditëlindja janë dy gëzime në një ditë për të riun.

 

 

 

Të fundit