Flash News

KRYESORE

Dy javë në qeveri, si ndryshuan qëndrimet e Albin Kurtit në karrigen kryeministrore

Albin Kurti mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës më 3 shkurt, pas ngërçit disa mujor që pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Sot bëhen dy javë nga marrja e detyrës dhe Kurti është përfolur për ndryshimin e qëndrimeve në disa drejtime ndryshe nga ç’kishte deklaruar më herë nga pozicioni i opozitarit.

Flamuri

Fillimisht, Kurti u kritikua për ndryshimet e simboleve kuq e zi. Më herët, Kurti kishte deklaruar se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.

Megjithatë, me ardhjen në pushtet që në mbledhjen e parë të qeverisë ra në sy se në mjedisin përreth nuk u pa asnjë simbol i Shqipërisë, por vetëm i Kosovës verdh e blu.

‘Përkulja’ para Rugovës

Po sot, në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Kurti theu rezistencës 14-vjeçare ndaj ish presidentit Ibrahim Rugovës, liderit simbol të shtetasve nga Kosova.

Dikur një prej kritikëve më të ashpër ndaj “pacifizimit’ të Rugovës, sot për herë të parë është përkulur para vendvarrimit të tij në Velani.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shengeni Ballkanik

Albin Kurti erdhi për një vizitë në Tiranë javës që shkoi. Kryeministri i ri pati takime me krerë të lartë të shtetit si homologun Edi Rama, presidentin Meta, kreun e Kuvendit, Ruçi dhe kreun e PD, Basha.

Në daljen e përbashkët me Ramën, u vu re një përplasje mes tyre sa i takon debatit për Shengenin Ballkanik.

Gjatë fjalës së tyre, Kurti insistoi për një makro-Shengen shqiptar, ndërsa Rama e kundërshtoi menjëherë duke thënë se ‘nuk ka makro-Shengen shqiptar, pa atë rajonal, ku bën pjesë edhe Serbia.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimit, në një intervistë pak ditë më pas, Kurti deklaroi se “apriori nuk e përjashton si mundësi për të marrë pjesë në samitin e radhës të Shengenit Ballkanik"

Të fundit