Flash News

KRYESORE

A do jetë Kosova në samitin e radhës për Shengenin Ballkanik? Kurti: Apriori, nuk është e mençur ta përjashtoj

A do jetë Kosova në samitin e radhës për Shengenin

Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në samitin e katërt të Shengenit Ballkanik.

Në një intervistë për KTV, Kurti tha se apriori nuk e përjashton si mundësi, por shtoi se edhe me uljen në tryezë, s’do të thotë se e pranon këtë iniciativë.

“Duhet ta diskutoj në qeverinë e Kosovës këtë gjë. Ndonëse kam qëndrimet e mia, besoj se duhet të presim dokumentacionin e kësaj ideje, se kanë ndodhur tri mbledhje dhe jam për të zhvilluar disa kontakte paraprake në vigjilje të takimit të 4.

Apriori nuk është e mençur ta përjashtoj. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshim radikal qëndrimi, pra edhe me pjesëmarrjen në tryezë kjo nuk do të thotë se e pranoj.

Tani do kem mundësi për të kuptuar më mirë kontekstin dhe të kaluarën e një ideje, nuk kemi parë shumë nga tri takime.

Nëse ma mbush mendjen edhe mua dhe qeverisë së Kosovës natyrisht që po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm të çdo gjëje se çfarë kanë bërë ose jo”, tha Kurti, i cili dy ditë më parë erdhi në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama vuri theksin te një makro-Shengen shqiptar se sa atë rajonal. Ndërsa Rama theksoi të kundërtën, duke thënë se nuk ka makro shengen shqiptar pa Shengenin Ballkanik Rajonal.

Të fundit