Flash News

KRYESORE

Dy nga gjashtë turqit e dëbuar nga Kosova dënohen me nga 7.5 vite burg

Dy nga gjashtë turqit e dëbuar nga Kosova dënohen me nga 7.5 vite

Gjykata turke ka dënuar dy nga gjashtë personat e dëbuar nga Kosova në Turqi në mars të vitit të kaluar me nga shtatë vjet e gjashtë muaj burgim. Osman Karakaya dhe Cihan Özkan u shpallën fajtorë për "pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste", ndërsa për akuzën ”spiunazh ndërkombëtar" u shpallën të pafajshëm.

Në gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Karakaya dhe Özkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat ‘drejtim i një organizate terroriste të armatosur’ dhe ‘Spiunim ndërkombëtar’ dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vjet”, raportoi Anadolu Agency.

Gjashtë turqit u dëbuan nga Kosova në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar. Autoritetet turke i akuzojnë gjashtë turqit se janë pjesëtarë të organizatës FETO. Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërsa personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Të fundit