Flash News

KRYESORE

E diela me diell, parashikimi i motit për sot

E diela me diell, parashikimi i motit për sot

E diela vjen me diell, për të gjithë ata që kanë bërë plane.

Gjatë orëve të para të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por me kalimin e orëve do të fillojnë kthjellimet me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë rënie duke prekur vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 9ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 11ºC në zonat malore deri dhe 19ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Era do të fryjë e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-5m/s duke gjeneruar valëzim 0-1 ballë.

Të fundit