Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
E gjobitën me 40 mln lekë, aktivisti reagon pas ‘shkrirjes’ së Hetimit Tatimor dhe atij Doganor: Lufta ime tani ndaj një fantazme
Ka reaguar aktivisti Arbër Çepani pas projektit të Ministrisë së Financave për krijimin e një bisektoriati shtetëror ekonomik që bashkon në një dy organizmat: Hetimin Tatimor me Hetimin Doganor.
“Pasi terrorizuan dhe dhunuan me mijëra biznese në mbarë vendin duke sulmuar byrektore dhe kafexhinj, se me të tjerë nuk kishin këllqe të merreshin, pas denoncimeve të panumërta për abuzime me detyrën, mësohet se sot është shkrirë institucioni i tigrave të "Hetimit Tatimor"! Rahmet pastë, luftën time në gjykatë ndaj tyre, tanimë do e vazhdoj ndaj një fantazme!”, thotë aktivisti pas këtij vendimi.
Po ashtu, në mbledhjen e drejtorëve të Tatimeve dhe Doganave me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin Erion Braçe, është pushuar nga detyra edhe drejtori i Hetimit Tatimor.