Flash News

KRYESORE

E moshuara paralajmëron Ramën: Ulu ose do e marrësh (pas koke)

E moshuara paralajmëron Ramën: Ulu ose do e marrësh (pas koke)

Një e moshuar me origjinë nga Çamëria ka marrë pjesë në protestën e sotme përpara Kryeministrisë, për të kundërshtuar marrëveshjen e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe për të mbrojtur kauzën e çështjes çame.

Ajo ka paralajmëruar kryeministrin Rama që të tregohet i kujdesshëm me marrëveshjet që bën.

“Jam çame nga Çamëria. Kam ardhur që 6 vjeçe, tokat i kam të gjitha atje. Çamërinë nuk e lëmë, ta marrim. Por ky mbreti që kemi, të ulët pak, si vlonjat. Të ulet se është shumë i lartë, se mu këtu do e marri (tregon kokën me dorë). Ai të ulet, se është vlonjat”, ishte mesazhi i gjyshes çame për kryeministrin Rama

Ndërkohë, me qindra qytetarët kanë kundërshtuar marrëveshjen e detit midis dy qeverive dhe i bën thirrje Ramës dhe Ditmir Bushatit që të tërhiqen prej saj.

Protestë te Kryeministria kundër marrëveshjes së detit: Edi Rama vëri gishtin kokës; Ditmir mos u bëj ‘ditëzi’ 

Të fundit