Flash News

KRYESORE

E papritur/ Trajneri Skënder Gega largohet nga Partizani

E papritur/ Trajneri Skënder Gega largohet nga Partizani

Skënder Gega nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Partizanit. Ai udhëhoqi ekipin drejt fitimit të titullit kampion në këtë sezon, duke i dhënë fund pritjes 26 vjeçare të tifozëve.  Klubi kryeqytetas ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me Gegën dhe ka sqaruar largimin.

Njoftimi i Partizanit

Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh. Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit. Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij.

 

Të fundit