Flash News

KRYESORE

E quajti grek, arrestohet muzikanti që vrau 57-vjeçarin në Gjirokastër

E quajti grek, arrestohet muzikanti që vrau 57-vjeçarin në

Shtetasi Mihal Thimjo, i shpallur në kërkim nga policia që prej pasdites së djeshme, pasi dyshohet të ketë vrarë shtetasin Gëzim Saraçi, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Saraçi, shoferi i një kamionçine, i cili u gjet i pajetë brenda mjetit të tij mësohet se kishte njohje të vjetër familjare 33-vjeçarin Thimjo.

Autori i krimit është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo, ditën e djeshme kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë dhe në kthim mësohet se konflikti ka nisur pasi 57-vjeçari Saraçi e ka quajtur Thimjon "grek".

Pas konfliktit verbal të çastit, ka nisur dhe grindja fizike mes tyre, ku 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë.

Thimjo, i cili njihej si muzikant, është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Të fundit