Flash News

E-TJERA

Sulm me dron biznesit të Lefter Kokës, ngjarja ndodhi dy ditë më parë; detajet

Sulm me dron biznesit të Lefter Kokës, ngjarja ndodhi dy ditë

Një sulm tritoli me dron i është bërë biznesit të kandidatit fitues të PS, Lefter Koka. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Policia e raportoi dy ditë më parë ngjarjen, por pa dhënë detaje se kujt i përkiste biznesi. Uniformat blu kanë arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit me të cilin hodhi tritolin.

Sipas policisë, në pranga ka rënë edhe një person tjetër, që është menaxheri i lokalit në pronësi të autorit. Në automjetin e menaxherit të lokalit, policia gjeti një armë zjarri dhe një karikator me 7 fishekë.

Gjithashtu është proceduar edhe vëllai i Metës, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër.

Të fundit