Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Një automjet tip “Audi” që drejtohej nga 37-vjeçari Gerald Çuka ka përplasur një këmbësor, ende të pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se “Audi” ka qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Maliqit.

Dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit, mund të kenë qenë shkaqet e aksidentit.

Shoferi Gerald Çuka është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Të fundit