Flash News

POLITIKOFF

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’

Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. 26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh.

Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel. Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” që ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale dhe te dashamirët e muzikës evropiane dhe jo vetëm.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.

Ndërsa nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.

Të fundit