Flash News

E-TJERA

Aksident në by-passin e Fierit, një i plagosur

Aksident në by-passin e Fierit, një i plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në by-passin e Fierit.

Sipas policisë, automjeti tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç.

Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit