Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy të mitur

Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy të mitur

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Rrogozhinës.

Policia bën me dije se një makinë ka përplasur dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit