Flash News

E-TJERA

Alkool dhe sherr, plagoset me thikë 40-vjeçari në Berat

Alkool dhe sherr, plagoset me thikë  40-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen një 40-vjeçari me thikë në Berat. Mësohet se autori dhe i plagosuri, pasi kanë konsumuar alkool, janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në sherr. 

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në fshatin Lapardha, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin F. R., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit