Flash News

E-TJERA

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm: Nëse 10-ditëshin e fundit keni qëndruar në Shqipëri duhet të njoftoni

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm: Nëse

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë për në Gjermani.

Sipas njoftimit të ambasadës, qytetarët të cilët kanë qendruar 10-ditëshin e fundit  në një zonë risku, këtu futet edhe Shqipëria, e kanë të detyruar të njoftojnë për këtë fakt dhe të përcjellin të dhënat personale, vendqëndrimet, deri në 10 ditë para dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjetin e udhëtimit të përdorur.

Ambasada informom se ky njoftim do të bëhet në rrugë dixhitale dhe rregulli ka hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme.

Gjithashtu, një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër duhet të mbahet me vete.

Njoftimi i plotë:

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani
Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.
Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://ëëë.einreiseanmeldung.de.
‼️ Neu: Digitale Einreisemeldung bei Einreise nach Deutschland ????
Alle Personen, die sich in den letzten 10 Tagen vor Einreise nach Deutschland in einem Risikogebiet laut Robert-Koch-Institut (u.a. Albanien) aufgehalten haben, sind einer Meldepflicht unterëorfen. Dies bedeutet, dass bei Einreise personenbezogene Angaben, Aufenthaltsorte bis zu zehn Tage vor und nach der Einreise soëie das für die Einreise genutzte Reisemittel mitgeteilt ëerden müssen. Die Anmeldung soll in der Regel digital erfolgen.
Die Regelung gilt ab Sonntag, dem 08. November. Der Nachëeis über die digitale Einreiseanmeldung bzë. die Ersatzmitteilung sind bei Reise mitzuführen. Ëeitere ëichtige Informationen und die Möglichkeit zur Anmeldung finden Sie hier: https:/www.einreiseanmeldung.de

 

Të fundit