Flash News

E-TJERA

Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy emra, i kërkuar nga drejtësia italiane për ‘vrasje’

Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy

Ndriçim Jonuzi është autori i dyshuar që qëlloi me armë zjarri në këmbë sekretarin e shtabit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Sipas policisë, ai është shpallur në kërkim dhe se sipas të njëjtave burime mes tyre shkak ka qenë një sherr për motive të dobëta.

Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy
Foto nga vendi i ngjarjes

Kush është Ndriçim Jonuzi

Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe është arrestuar në 2014-ën në Kavajë, pasi ishte i kërkuar kërkuar nga drejtësia italiane. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burg për vrasje pa dashje.

Ndriçim Jonuzi ose Tahiri prej vitit 2007 i fshihej drejtësisë italiane dhe vetëm 6 vjet më parë u bë e mundur kapja e tij.
 
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje”.

Sipas të dhënave të deritanishme, autori i dyshuar ka qëlluar 27-vjeçarin, ndërsa ishte i shoqërtuar edhe nga dy persona të tjerë, Markel Shtyllën dhe Dorjan Troplinin.

Të fundit