Flash News

E-TJERA

Bastisen zyrat e PS-së në Kavajë? Reagon policia

Bastisen zyrat e PS-së në Kavajë? Reagon policia

Disa zyra të Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës janë bastisur këtë të premte nga policia.

Arsyeja për këtë veprim ishte dyshimi se në këto ambiente ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Ndërkaq për këtë lajm ka reaguar dhe policia pak më para duke thënë se është i pavërtetë.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media sipas të cilit thuhet se është ushtruar kontroll në një zyrë të një subjekti politik në Kavajë, pasi dyshohet se organizoheshin lojra fati në kundërshtim me ligjin, ju sqarojmë se :

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë përgënjeshtron me forcë këtë lajm si të pavërtetë dhe kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit