Flash News

E-TJERA

Biznesmeni i vrarë në Tepelenë: Babai i Sarchi-t, figurë me lidhje të forta në politikën italiane

Biznesmeni i vrarë në Tepelenë: Babai i Sarchi-t, figurë me
Në foto: Vittorio Sarchi, babai i biznesmenit të vrarë në Tepelenë

Edoardo Sarchi, 41 vjeç, u gjet i vrarë në Salari të Tepelenës. Sarchi ishte një biznesmen italian, i cili drejtonte kompaninë italo-shqiptare të tullave “Tegola Edilcentro”.

Për vrasjen e Sarchi-t janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel Braçe.

Në vendngjarje u gjetën dy armë gjahu të cilat janë dërguar për ekspertizë. Grupi hetimor ka dyshime të forta nëse Sarchi është ekzekutuar në vendngjare apo është vrarë diku tjetër dh emë pas është transportuar aty.

Por, kush është Edoardo Sarchi?

Mediat italiane shkruajnë se Sarchi, me origjinë nga Varese, ka jetuar në Shqipëri për vite me radhë, ku filloi edhe biznesin e tij.

Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë “Tegola Edilcentro”. Përtej botës së biznesit, Sarchi ishte i lidhur edhe me politikën italiane nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike në krahun e djathtë të qytetit buzë liqenit. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini - babai i deputetit aktual të Fratelli d'Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini - Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini.

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81-vjeçare.

Që nga orët e para të mëngjesit, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë e kanë ndjekur rastin në kontakt të ngushtë me familjen Farnesina dhe 44-vjeçarin.

 

Të fundit