Flash News

E-TJERA

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë

Digjet një makinë  gjatë natës në Vlorë

Një makinë tip "BMW X5" është djegur në Vlorë rreth mesnatës në lagjen "24 maji". Makina është në pronësi të Andi Selmanaj dhe ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”,  në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit