Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Drejtësia është e maskarenjve! Një vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, mijëra banorë ende në 'qiell të hapur'; dhjetëra të akuzuar fituan lirinë, para gjykatës pronari i një furre buke
Sot bëhet 1 vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhe me mijëra të tjerë mbetën në qiell të hapur.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit ishte më i madhi që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet. Ndërsa, dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima nga goditja ishin Durrësi dhe Thumana.
Vetëm në qytetin e Durrësit u shënuan, 23 viktima ku tragjedia më e madhe ishte në familjen Lala, rrënojat e banesës së të cilëve iu morën jetën 8 personave, teksa fatmirësisht mundi të mbijetonte djali i tyre 19-vjeçar.
Me kalimin në një vit të ri, shumë pak ka ndryshuar për Durrësin i cili së bashku me rrethinat po vuajnë ende pasojat e tragjedisë.
Shumë familje, përveç plagëve ende të rënda të humbjes së të afërmve të tyre, iu duhet të përballen edhe me një tjetër vështirësi që është mungesa e një strehe.
Banorët e mbetur në mes të katër rrugëve për shkak të fatkeqësisë natyrore, duket se do të kalojnë dimrin e dytë pa shtëpitë e tyre, duke qëndruar në çadra, banesa me qira ose te të afërmit e tyre.
Sipas bilancit paraprak të bërë nga grupet e verifikimit, bëhet fjalë për 970 objekte të klasifikuara në shkallën e dëmtimit DS-1, DS-2 dhe DS-3, të cilat janë ose vijojnë të riparohen, ndërkaq 1024 objekte të tjera u vlerësuan të pabanueshme edhe për t’u shembur. Mësohet se, vetëm në Tiranë janë 25 institucione dhe 250 banesa private të pabanueshme.
Skandali me hetimet, në Tiranë është nën akuzë vetëm pronari i një furre buke
Pas tërmetit të 26 nëntorit, prokuroria e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe ajo e Krujës nisën hetimet, pasi institucionet e akuzës së këtyre qyteteve ngritën dyshime se nga ky tërmet u shkatërruan ndërtesat që ishin pa leje, ose nga mos kryerja e inspektimeve të duhura nga inxhinierët.
U prenë dhjetëra fletë-arreste, por personat e vënë në pranga fituan lirinë, pasi gjykatat vendosën që shumica e tyre të hetoheshin në gjendje të lirë.
Vetëm në kryeqytet prokuroria nxori 42 urdhër-arreste përfshi ndërtues, inxhinierë dhe ish-kryetarë bashkish. Edhe pse ka kaluar një vit nga nisja e këtij hetimi, mungesa e ekspertëve që nuk kanë konflikt interesi, ka bërë që hetuesit mos ketë ende një raport përfundimtar për cilësinë e ndërtimeve çka do të sillte edhe mbylljen e hetimeve.
Prokuroria e Tiranës bën me dije se vonesa e hetimeve ka ardhur edhe si pasojë e pandemisë. Ndërkaq, të zhgënjyer nga vonesat dhe me asnjë të akuzuar pas hekurave, familjarët kërkojnë drejtësi për humbjen e të afërmve të tyre.
Mësohet se, për Tiranën janë akuzuar dy inxhinierë të akuzuar për shpërdorim detyre, dosja e të cilëve u pushuar pasi vepra penale është parashkruar. Nga ana tjetër organi i akuzës ka dërguar për gjykim për pronarin e një furre buke në Vorë, me akuzën e ‘ndërtimit pa leje’ pasi ndërhyri në katin e parë të një pallati që pësoi dëmtime nga tërmeti.
Prokuroria e Durrësit mbylli hetimet dy ditë më parë rreth kësaj çështje, duke dërguar dosjen me 16 të pandehur për gjykim në Gjykatë. Po ashtu, vijojnë hetimet për objektet e tjera që nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Mes të pandehurve janë ish-drejtuesit e aluiznit, Arben Isaku, Flamur Gjuzi dhe Aldo Dakovelli të cilët akuzohen për shpërdorim detyre së bashku me ish-zyrtarët e inspektoriatit të ndërtimit, Artur Çela dhe Klajdi Lame.
Po ashtu Ramiz Shehu në cilësinë e projektuesit dhe ndërtuesit të banesës së familjes Lala në ish-kënetë ku humbën jetën 8 persona, akuzohet për vrasje nga pakujdesia 8 herë. Për vrasje nga pakujdesia me pasojë humbjen e 5 jetëve, janë marrë të pandehur edhe 3 pronarë hotelesh.
Për shpërdorim detyre është marrë i pandehur edhe shefi i shërbimeve në shtëpinë e pushimit të ministrisë së brendshme, Kujtim Hasa , ku në një prej godinave humbi jetën efektivi Bajram Hajdarmetaj. Për të njëjtën akuzë do të përgjigjen në gjykatë edhe 3 specialistë të aluiznit ndërsa për falsifikim dokumentash dhe ndërtim i paligjshëm akuzohen Nevjana Isufi dhe Artur Terziu, i cili kishte shndërroi apartamentin në katin e parë të pallatit 6 katësh në bar kafe.
Si ndodhi; një rikujtim i 26.11.2019, dhe dëmet që shkaktoi fatkeqësia natyrore
Mëngjesin e së martës, 26 nëntor 2019, rreth orës 03:54, Shqipëria u godit nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 dhe epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit. Dridhja u ndje në Tiranë e deri 370 kilometra në verilindje të epiqendrës. Përveç kryeqytetit, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit.
Deri në datën 1 dhjetor 2019, ndodhën 1,300 pasgoditje nga të cilat katër ishin më të mëdha se 5.0 rihter. Pasgoditja më fuqishme ndodhi katër orë pas goditjes kryesore në oën 07:08 dhe kishte një magnitudë M5.4. Kjo ngjarje shkaktoi dridhje të intensitetit VII (shumë e fuqishme) dhe rrënoi disa shtëpi e ndërtesa që mbaheshin ende në këmbë, duke shtuar numrin e viktimave.
51 persona humbën jetën nën rrënoja, 23 në Durrës, 25 në Thumanë, 1 në Lezhë, 1 në Kurbin dhe 1 në Tiranë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga plagosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.
Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua shumë gjithashtu. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.
Trupat shqiptare punonin me mjete të kufizuara, por shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane. Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm goditi vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit.

Ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar ata të mbetur të pastrehë. 5,200 banorë mbetën të pastrehë.
Më 30 nëntor Kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja. Sipas deklaratës së tij, rreth 2,000 njerëz ishin plagosur nga tërmeti dhe më shumë se 4,000 të mbetur pa shtëpi. Shifrat fillestare treguan se më shumë se 1,465 ndërtesa në Tiranë pësuan dëmtime serioze, si dhe rreth 965 ndërtesa të tjera në Durrës.
Viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit
Në Durrës
Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
Sahadete Lala 79 vjeç - Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
Griselda Lala- 22-vjeç - Vila tek Këneta
Marjeta Lala 31 vjeç
Emilio Lala
Enis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)
Roza Meçja - 59 vjeç nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë - Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq
Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) - Tek Kavalishenca Durrës
Sadik Qato 85 vjeç
Isa Abazi 32 vjeç
Shemsedin Abazi 36 vjeç - vëllezër nga Kosova tek Hotel "Tropikal
Flatar Zenelaj 64 vjeç
Eviola Broshka 28 vjeç - Balerina tek hotel "MiraMare"
Sotiraq Misha 41 vjeç Barist tek hotel 'MiraMare"
Kristi Reçi - 25 vjeçe Studente e Mjekësisë
Eduart Reçi - 54 vjeç Babai
Dolora Reçi - 49 vjeç Nëna
Klaus Reçi - 21 vjeç vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)
Nafije Rexhepi 74 vjeç është nxjerrë nga rrënojat tek Pallati 2 Gjelat në Durrës
Xhulieta Gjonaj - e nxjerre nga rrenoojat tek Pallati "2 gjelat" ne Durres
Në Thumanë
Ariela Lala 4 vjeç
Selvie Lala 75 vjeç (gjyshja me mbesën)
Bukurie Leka 70 vjeç
Hasan Albert Cara 18 vjec
Almir Albert Cara 29 vjec
Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër) 25 vjeç
Fatmira Cara (nëna e tyre) 44 vjeç
Stela Cara (e fejuara e Almir Carës) 25 vjeç
Anthi Cara - nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar) 72 vjeç
Sadajana Cara - mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara) 21 vjeç
Pëllumb Greku 57 vjeç
Çelike Greku 57 vjeç
Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
Sardi Çuka 18 vjeç
Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)
Hajrie Vata 65 vjeç
Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
Hajredin Çupi 66 vjeç
Lutfie Çupi 55 vjeç
Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) - Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi
Kastriot Cakoni 46 vjeç
Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)
Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)
Suada Hysa 18-vjeç
Lezhë
Kristjan Preçi 26 vjeç - I sapodalë nga burgu. U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë
Kurbin
Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin
Tiranë
Xhesika Biqiku 20 vjeç (ndërroi jetë në spitalin e Traumës, i ra tulla e pallatit në kokë në Kombinat)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38