
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
‘E ardhmja është e zymtë’: Emigracioni përgjysmon nxënësit në qarkun e Kukësit
Në Letaj të Hasit, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit, Gëzim Koka thotë me dëshpërim se gjashtë nxënës të tjerë u larguan me familjet e tyre në emigrim këtë vit. Dikur e mbushur me qindra fëmijë, sot shkolla e fshatit Letaj ka vetëm 79 nxënës dhe humbet çdo vit nxënës të rinj prej emigracionit.
Mësuesi i vjetër në profesion thotë se prej kohësh klasat fillore bëjnë mësim me orë kolektive, ndërsa numri në rënie i regjistrimeve nuk premton ndonjë ndryshim në të ardhmen. “E ardhmja është e zymtë. Nuk mund të bëjmë dot një skuadër futbolli për të luajtur,” thotë me dëshpërim Koka.
Kjo zonë njihet për emigracionion e lartë drejt Anglisë, por vitet e fundit, ata që nuk kanë mundur të kalojnë detin që ndan ishullin Britanik me Europën, kanë qëndruar në Francë, Gjermani apo edhe në Hungari. Situata në Letaj, një fshat i minuar gjatë Luftës së Kosovës, nuk është e izoluar. Të dhënat e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se në të gjithë qarkun e Kukësit, 48 shkolla u mbyllën në dekadën e fundit, ndërsa numri i nxënësve është thuajse përgjysmuar.
Goditjen më të rëndë për shkak të emigracionit në këtë qark duket se e ka Njësia Administrative e Shishtavecit në bashkinë e Kukësit. Këtu emigracioni drejt vendeve të Bashkimit Europian apo edhe më tej në Britani, u lehtësua pas shpalljes së zonës si minoritet bullgar në vitin 2017. Prej këtej, qindra banorë u pajisën me pasaporta bullgare dhe e patën më të lehtë lëvizjen dhe punësimin në Perëndim. Rënia demografike pasqyrohet qartë edhe nga numri i lindjeve në shtatë fshatrat e kësaj njësie me 4716 banorë të regjistruar.
“Përgjatë viteve 2019-2023 në shtatë fshatrat e kësaj njësie janë regjistruar vetëm 11 lindje,” thotë Qerim Disha, punonjës i zyrës së gjendjes civile në Shishtavec. Disha thotë se lindjet në fshat zënë vetëm 5% të numrit të lindjeve të regjistruara nga banorët e këtyre fshatrave jashtë vendit. “Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 205 lindje jashtë shtetit nga banorë të këtyre fshatrave,” thotë ai.
Disha tregon se numri i lindjeve pësoi rënie drastike në vitin 2019, kur nuk u regjistrua asnjë e tillë brenda vendit. Për pasojë, në këtë Njësi Administrative ka një renie drastike të numrit të nxënësve. Në bazë të të dhënave të Zyrës Arsimore Kukës, rezulton se trendi i rënies së numrit të nxënësve në Shishtavec ka filluar pas vitit 2014, për të pësuar rënien më të madhe në vitin 2023. Në vitin 2005 në shkollën e Shishtavecit numëroheshin 176 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 140 nxënës të arsimit të mesëm, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 96 nxënës të arsimit 9 vjeçar dhe 117 të arsimit të mesëm.
Në vitin 2023 në shkollën e Shishtavecit numërohen vetëm 23 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 68 nxënës të shollës së mesme, sipas përgjigjes së Zyrës Arsimore Kukës. Psikologu Nebi Shyti nuk ka shumë shpresë se të larguarit nga Shishtaveci do të kthehen një ditë, ndërsa thotë se komuniteti është i plakur masivisht.
“Shumica e familjeve këtu në Shishtavec janë nga dy banorë në shtëpi, të moshës diku rreth 50 vjeç e lart, ku shumica janë në të 60-at. Pra kanë mbetur krejt nga dy,” thotë ai duke iu referuar çifteve të të moshuarve që gjenden ende në fshat. Shyti tregon se një numër i madh i të rinjve që u larguan nga fshati në moshë të re, nuk kanë as nostalgji dhe as lidhje me vendlindjen, ndërsa janë martuar e kanë krijuar familje jashtë vendit.
Por për veteranin e arsimit të zonës, studiuesin dhe shkrimtarin nga Shishtaveci, Zejnullah Bala, shkaktar i boshatisjes së kësaj zone nuk është vetëm varfëria, por edhe mundësia për marrjen e një pasaporte bullgare.
“Mediat kanë paraqitur varfërinë, por në fakt varfëria ka qenë njëra nga arsyet. Një arsye tjetër që media nuk e ka zbuluar apo nuk e ka thënë për boshatisjen e zonës së Shishtavecit, ku tashmë në ketë fshat kanë mbetur vetëm pleqtë, është mundësia për marrjen e një pasaporte të një vendi anëtar të Bashkimit Europian siç është Bullgaria me të cilën mund të udhëtosh edhe në Angli dhe mund të punësohesh më lehtë në vendet Perëndimore”, thotë ai.
Bala jeton prej vitesh vetëm me bashkëshorten, ndërsa djemtë i ka në Britani. Ai thotë se të dy ishin me arsim të lartë, por në Shqipëri nuk gjetën punë. “Unë vetë nuk jam fare i kënaqur se kam mbetur vetë i dyti vetëm në shtëpi, unë me gruan, çfarë të bëjmë ne. Hiç nuk kam kënaqësi,” thotë Zejnullah Bala.
Emigrimi kultivohet në shkollë
Ndonëse vuan rënien më të madhe të numrit të fëmijëve, Shishtaveci nuk është i vetmi. Emigracioni ka prekur edhe njësitë e tjera administrative, por edhe vetë qytetin e Kukësit. Të dhënat e marra nga Zyrat Arsimore në Kukës, Tropojë e Has tregojnë se numri i nxënësve dhe vetë numri i shkollave është në tkurrje të vazhdueshme. Sipas këtyre të dhënave, dhjetë vjet më parë në shkollat e qarkut kishin 18 mijë nxënës, por në vitin 2023 numri i fëmijëve në shkolla 9-vjeçare dhe në gjimnaze ka rënë 10 mijë. Rënien më të madhe ndër të tre bashkitë e ka ajo e Kukësit, që ka humbur gati gjysmën e fëmijëve.
“Në vitin 2014 numri i nxënësve të arsimit 9 vjeçar ka qenë 7996 nxënës dhe 2733 nxënës të shkollave të mesme. Ndërsa në vitin 2023 numërohen 5037 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe 1543 nxënës të shkollave të mesme”, thuhet në njoftimin e Zyrës Arsimore të Kukësit.
Ish-drejtues lokalë thonë se emigracioni është ai që ka ndikuar më shumë në rënien e numrit të banorëve të zonës dhe po ashtu edhe të nxënësve. “Në Njësinë administrative të Bushtricës mund të thuhet se 95% e familjeve janë të prekura nga fenomeni i emigracionit. Përfundimisht vetëm ato që s'kanë djem të moshës mbi 20 vjeç nuk janë prekë. Të tjerët janë prekur të gjithë,” thotë Ramazan Tota, banor i fshatit, ish-administrator i Njësisë Administrative të Bushtricës në Bashkinë e Kukësit.
Mynir Sula, drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar të Bushtricës i tha BIRN se emigracioni është një ide që kultivohet që në shkollë. Ai thotë se të paktën deri në vitin 2017, ky ishte një refren që dëgjohej rëndom, ku fëmijët planifikonin të largoheshin sapo të mbaronin shkollën e mesme. “Ndoshta edhe sot ka mendime të tilla, por është frenuar, është frenuar goxha dhe sikur po i japin një rëndësi shkollës,” thotë Sula.
Mësuesi bën një diferencë gjinore mes atyre që planifikojnë të arsimohen më tej dhe atyre që ikin sapo mbyllin gjimnazin. Ai thotë se vajzat janë për të përkushtuara në mësime, ndërsa djemtë në shumicë planifikojnë largimin. Situata i ka rënduar banorët e mbetur të zonës. Ata e shohin ndarjen e familjeve prej emigracionit si një plagë dhe situatë dëshpëruese.
”Unë si prind dua familjen. Pra, kurrë nuk e kam dashur dhe nuk e kemi menduar që fëmija do të na largohen. Dhe të merr malli për fëminë. Sado, ndoshta edhe me pak të ardhura, ndoshta edhe me një ekonomi sido që të jetë, më e lodhshme të jetë, dëshira është vetëm të kesh familjen”, thotë Ramadan Drazhi, banor i Njësisë Administrative të Bushtricës, njëherësh edhe përgjegjës i Zyrës Postare Bushtricë.
Burri thotë se ai dhe bashkëshortja prej vitesh jetojnë vetëm. Ata kanë më shumë mundësi ekonomike dhe jetojnë një jetë normale, por në mungesë të fëmijëve asgjë nuk i kënaq.
“Jetoj normal, por nuk më hyn në sy asgjë. Emigrimi e ka goditë shumë shoqërinë shqiptare duke shpërbërë familjen,” thotë Drazhi. Ndërkohë, aktivisti i shoqërisë civile në Kukës Lavdrim Shehu ngre shqetësimin se përtej emigracionit masiv që ka prekur këtë zonë, të rinjtë kanë rënë viktimë e modeleve të këqija duke u përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“Ka patur një nxitje të vazhdueshme këtë periudhën e fundit nga modele jo pozitive, ku të rinj të veçantë kanë shkuar dhe janë përballur, apo kanë përfituar nga sisteme të caktuara në Angli duke u marrë me aktivitet kriminal dhe duke vënë para e pasuri”, thotë Shehu.
Ai thotë se është shqetësuese që ky lloj emigracioni është pranuar nga shoqëria, pasi sipas Shehut prindërit e dinë shumë mirë se me çfarë pune merret fëmija dhe e kanë toleruar këtë. “Ky është një shqetësim në aspektet sociologjike të zhvillimit të një shoqërie,” përfundon Shehu./BIRN
Të fundit


Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike
4 Korrik 2025, 10:38

Feston sot 61-vjetorin e lindjes, Rama surprizohet në selinë rozë
4 Korrik 2025, 10:21