Flash News

E-TJERA

"E ka personale, pezullimi do të vijojë", pa dakordësi takimi mes Ballukut dhe kontrollorëve; bllokohet puna në Rinas

"E ka personale, pezullimi do të vijojë", pa dakordësi
Foto ilustruese

Takimi mes ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku dhe punonjësve të Agjencisë së Trafikut të Kontrollit në aeroportin "Nënë Tereza" ka përfunduar pa dakordësi.

Punonjësit e kompanisë Albcontrol protestuan mëngjesin e sotëm, duke sjellë edhe pezullimin e përkohshëm të fluturimeve. Ata kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe pagës.

Në një deklaratë për mediat, ata parashtruan kërkesat e mëposhtme:

-Rikthim i kolegëve në punë;

-Shfuqizim i vendimeve të bordit;

-Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

-Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

-Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Balluku shkoi në Rinas pas protestës që mbajtën kontrollorët, por gjatë takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje. Ata thanë për gazetarët se qëndrimet e ministres janë të njëjta, ndaj dhe nuk u arrit dakordësi.

65 punonjësit e Albcontrol-it do vijojnë pezullimin e punës.

"E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë. Kam plotësuar skemat e kompetencës, formularin, kur unë nuk e plotësoj dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milionë lekë. Dorëzova deklaratën", tha një prej punonjëseve.

Puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

 

Të fundit