Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
E rëndë në Konispol/ 69-vjeçari vret me sopatë bashkëshorten, djali e shtyn nga shkallët, i moshuari vdes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konispol. Dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasi H.I., 69 vjeç ka goditur për vdekje me mjet prerës bashkëshorten e tij Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas i moshuari është konfliktuar me djalin e tij K.I, 40 vjeç. Ky i fundit gjatë konfliktit e k shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe për pasojë, i moshuari ka humbur jetën.
40-vjeçari është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.