Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Një takim letrar për librin e Edith Durham, "Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908” u organizua dje në kuadër të muajit të Frankofonisë në ambjentet e Europe House në Tiranë me përkthyesen franceze Jacqueline Derens.
Libri i sapo ka dale nga shtypi në Paris nga shtepia botuese Non Lieu, eshte një dritare e re për lexuesin frankofon për të zbuluar një botë ende të paeksploruar, por mbi te gjitha ate qe e ben aktuale dhe sot autoren e ketij libri udhetaren angleze Edith Durham, e cila me qendrimet e saj ne fillim te shekullit te kaluar trazoi plot kancelari, tha Ilda Mara në hapje të këtij paneli diskutimi.
Edith Durham (1863-1944), shkrimtare dhe antropologe britanike, është e njohur për disa libra te cilat jane bërë referencë për ata që donin të mësonin diçka më shumë për Ballkanin dhe shqiptarët, vepra “Shqipëria e Epërme” ishte një ndër ato botime me vlerë, e zhanrit të udhëpërshkrimeve, goxha e praktikuar në atë periudhë, ndihmoi në shpërfaqjen e realitetit ballkanik, dhe veçanërisht për shqiptarët. Ky libër i udhëtimeve të saj, është një dëshmi e menyrës së jetesës në Shqipërinë e Epërme në filim të shekullit të kaluar, dhe ajo sjell të dhëna me vlerë dhe aktuale dhe sot. Ajo përshkroi peizazhet e Shqipërisë, doket, zakonet, mënyrat e të jetuarit, duke i dhënë këtij populli një vepër që i kishte munguar deri më atëherë.
Përkthyesja Jacqueline Dérens, ka theksuar rëndësinë që ka ky libër në krijimin e një imazhi sa më të saktë për shqiptarët dhe Ballkanin dhe njeqind vjet pas . Vepra e Edith Durham, ku ndër të tjera tha se ajo dhe puna e saj ishte frymëzim për të. Një nga arsyet qe e kishte shtyrë të përkthente këtë vepër prej 276 faqesh kanë qenë paragjykimet kundrejt shqiptarëve dhe popujve të tjerë ballkanas.
“Duke përkthyer Edith Durhamin kisha si qëllim që të njihej më shumë edhe Ballkani, sepse ne me të vërtetë kemi paragjykime kundrejt Ballkanit. Por vërtet ideja kishte të bënte me atë që t’i ikim këtij paragjykimi, sepse ajo vërtet duke u nisur në zbulimin e një vendi – përshkrimet e peizazheve që ajo i bën Shqipërisë Veriore janë përshkrime të mrekullueshme të këtyre peizazheve – tregon për një popull. Kjo për mua ka qenë e rëndësishme në përkthim: që ta njohim një popull siç e ka prezantuar ajo”, u shpreh Dérens, e cila për shkak të aktivitetit kundër aparteidit në Afrikë ka përkthyer më shumë vepra që kanë të bëjnë me politikën.
Derens ka qene nje militante anti aparted dhe nje luftetare për të drejtat e njeriut, dhe sidomos situata e grave. Pas perkthimit te studimit etnografik te Antonia Young, Virgjëreshat e Shqipërisë, ajo do te zhytet ne boten e udhetimeve te nje tjeter heroine, asaj te Maleve…
“Gjithmonë më ka interesuar fati i grave, por edhe roli i tyre. Edhe në luftën kundër aparteidit, pastaj çfarë bëhet me to dhe trajtimi i këtyre grave pasi përfundon lufta. Kështu që me të vërtetë jam apasionuar me fenomenin e burrneshave dhe pastaj fillova të interesohesha dhe të lexoja vazhdimisht për Ballkanin. Është e vërtetë që çdo herë që lexoj diçka për Ballkanin, përmendet Edith Durham dhe mund t’ju them që në Francë dinë shumë pak për Ballkanin, ndërsa për Edith Durham nuk dinë asgjë”, u shpreh Jacquelien Derens.
Në rolin e njohëses dhe studiueses së saj, Dérens ka përmendur edhe disa nga elementet të cilat bëjnë që vepra e Durhamit të dallojë nga veprat e tjera udhëpërshkruese të kohës. Ka vënë theksin te mënyra se si ajo i ka pasqyruar shqiptarët.
Per kontributin e Durhamit për shqiptarët dhe kulturen e tyre në përgjithësi, foli dhe Jean Arnault Derens, Kryeredaktor i Courrier des Balkans dhe njohes i mire i Ballkanit ka shkruar dhe parathenien e botimit ne frengjisht. Jean-Arnault Dérens, ka shpjeguar gjithashtu se kur Edith Durhan e shkroi këtë vepër, nëpër Ballkan pati edhe shumë udhëpërshkrues të tjerë evropianë. Megjithatë, ai thekson se ndryshe nga Durhami, nëpër veprat e tyre ekzistonte përherë një paragjykim se vendet ballkanike duhet të qytetëroheshin. Paanësia është elementi kryesor që këtë vepër e bën të dallueshme nga të tjerat. Sipas tij, Durham është më shumë një antropologe sesa udhëpërshkruese, ajo tregon për atë se si janë gjërat, si funksionojnë e nuk pyet asnjëherë se pse bëhet kështu. Durham nuk mundohet të gjejë arsye.
Aktiviteti u organizua nga shoqata franko-shqiptare Argjiro ne bashkepunim me Ambasaden Franceze dhe Aleancen Franceze ne Tirane.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38