Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet një 42-vjeçar shqiptar në Gjermani, detaje

Ekzekutohet një 42-vjeçar shqiptar në Gjermani, detaje

Një shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krefeld.

42-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me biçikletë.

BILD shkruan se shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.

Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.

 

Të fundit