Flash News

E-TJERA

Fshehu refuzimin e vizës amerikane, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Krimeve të Rënda

Fshehu refuzimin e vizës amerikane, KPA lë në fuqi vendimin e KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit pas hetimit bazuar në dy kritere, në atë të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Sipas hetimeve, Hasneziri dispononte një apartament të blerë në vitin 2006 të paguar me një skemë të komplikuar që përfshinin hua, kredi bankare dhe një kontratë noteriale.

Gjithashtu Hasneziri pati probleme edhe me mosdeklarimin për refuzimin e një vize për të udhëtuar drejt SHBA-së, si dhe disa pasaktësi në deklarimet periodike të gjyqatrit.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021.

 

Të fundit